Një vit më parë Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre pas 17 vitesh bashkë. Çifti organizuan një ceremoni private me miqtë e të afërmit.

Ditën e sotme ato festojnë përvjetorin e parë si të martuar dhe Rezarta nuk e ka kursyer një dedikim të ëmbël për bashkëshortin.

Ajo ka publikuar në Instagram një video me momente nga dasma, krahas së cilës ka shkruar: Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë… Një anije e pamposhtur nga çdo dallgë e ajsberg që na solli jeta! Jam këtu sot, si ditën e parë, e dorëzuar te krahët e tu duke të të dashur edhe më fort se dje… Gëzuar përvjetorin drita e syve të mi!
View this post on Instagram




