Nga Shqipëria / E Martë 12 Korrik 2022, 10:10

Super koncert: Drake dhe Ed Sheeran së shpejti në Shqipëri

Menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia ishte së fundmi i ftuar në “Pushime On Top”, ku foli për një koncert që po planifikon të bëjë në Shqipëri.

Ai tha se kompania e tij ka akses te dy këngëtarët e njohur botërorë, Ed Sheeran dhe Drake, prandaj ka qejf t’i sjellë në Shqipëri. Alesio shtoi se ai e mban fjalën.

“Kompania ime ka akses tek këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, u shpreh menaxheri.