Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 19:07

Era Rusi për ish të dashurin: Mendova se më tradhtonte dhe e kam rrahur

Era Rusi është një nga këngëtaret me vokal më të fortë në skenën shqiptare. Atë së fundmi e shohim edhe në spektaklin ‘C’est la vie’ ku është  duke konkurruar. Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku dhe ka rrëfyer diçka më shumë nga vetja.

Kur këngëtarja është pyetur nëse është xheloze në një marrëdhënie ajo ka treguar një rast kur ka qenë në lokal me ish të dashurin.

"Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. 'Ça po shikon', e pyeta. 'Asgjë', tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. 'Ore s'e ka zënë prostata këtë', thashë me vete", tregoi Era Rusi me humor.

"Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë 'Hajde se erdhi në tavolinë'. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them", përfundoi Era por e pyetur nëse ka bërë ndonjë skenë më pas këngëtarja u përgjigj: "E kam rrahur. E meritonte".