Enca iu ka punuar të gjithëve një rreng të bukur. Ajo i ka bërë ndjekësit e saj të mendojnë se ka gjetur dashurinë, teksa ka publikuar një foto ku shihet pranë një mashkulli misterioz.

Më tej këngëtarja ka treguar se bëhej fjalë për një manekin dhe jo për një njeri të vërtetë. “Tani mund të biem të gjithë rehat”, ka shkruar Enca krahas fotos.

Ndërkohë ajo ka zbuluar dhe komentet që ka marrë nga ndjekësit pasi publikoi foton e parë.





