Nga Shqipëria / E Hënë 11 Korrik 2022, 13:01

Zbulohen dy banorët e parë të 'Big Brother VIP'

Së shpejti në Kosovë do të fillojë “Big Brother VIP” dhe prezantuesi do të jetë Alaudin Hamiti.

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar dhe dy banorët e parë që do të bëhen pjesë. Bëhet fjalë për këngëtarin Ardian Bujupi dhe Genc Salihun.

Kujtojmë se Ardiani i ngriti dhe vetë dyshimet pak kohë më parë. Ai publikoi në Instastory një foto ku shkruante “Big Brother”.