Nga Shqipëria / E Hënë 11 Korrik 2022, 10:10

Politikani kosovar bën komentin epik për lidhjen e Don Xhonit me modelen ruse

Politikani i njohur nga Kosova, Gani Geci ka publikuar në rrjete sociale një foto me Don Xhonin, duke bërë një koment epik për lidhjen e tij me modelen ruse.

“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri tani që e ka mposhtur Rusinë”, ka shkruar ai.

Don Xhoni e ka ndarë postimin e tij në rrjete sociale shoqëruar me emoji duke qeshur.