G-Bani ka bërë aksident në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një videoje të publikuar në Tik Tok.

Artisti ka thënë se një makinë e ka përplasur me qëllim dhe i ka shkaktuar dëme serioze në këmbë. Megjithatë, G-Bani pretendon se policia vendase nuk e ka marrë në konsideratë vetëm për faktin se është shqiptar.

"Më aksidentuan me makinë, dikush më përplasi me dashje dhe më theu këmbën. Bëra operacion. Ndërsa unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. Ai më përplasi me dashje. E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët", shprehet ai në video, teksa ka shkruar krahas saj: Kam marrë lëndime të rënda trupore. Shoferi që mu drejtua për shkak se i gërvishta makinën, tani është i lirë. Dëshmitari që ka parë se çfarë ka ndodhur, nuk merret parasysh vetëm se ai është shqiptar dhe unë jam shqiptar.
@gbani_official I WAS CRASHED BY A CAR IN FULHAM ON 22 JUNE. I GOT SEVERE BODY INJURIES. A LIFETIME IMPACT ON MY HEALTH. THE DRIVER WHO DROVE ON ME BECAUSE I SCRATCHED HIS CAR, IS NOW FREE. THE STATEMENT IF THE WITNESS WHO SAW WHAT HAPPENED, IS NOT BEING TAKEN IN ACCOUNT ONLY BECAUSE HE IS ALBANIAN AND I AM ALBANIAN.
? original sound - G-BANi



