Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 18:06

Shokon Sara Kapo, publikon foto duke u puthur në buzë me Semi Jaupaj

Vajza e Ema Andrea, Sara Kapo njihet për tipin e saj të drejtpërdrejt dhe shpesh ka qenë pjesë e lajmeve të ndryshme në mediat online. Por një foto që është postuar ditën e sotme i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Ajo dhe këngëtarja Semi Jaupaj e cila njihet edhe për lidhjen që ka me Bojken Lakon, kanë postuar një foto në Instagram ku shfaqen duke u puthur në buzë. Një foto kjo që në pak minuta është bërë virale dhe ka bërë xhiro në të gjitha portalet.

“Shh mos ta dëgjojë njëri” i ka komentuar Sara mbi foto duke i lënë të gjithë të habitur.