Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Korrik 2022, 21:09

Sara dhe Dj PM i japin fund lidhjes? Blogerja thyen më në fund heshtjen

Ndryshe nga Dj Dagz dhe Einxhel, Sara dhe Dj PM janë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Dyshja nuk janë parë prej kohësh bashkë, aq sa ndjekësit kanë filluar të aludojnë për një ndarje.

Mirëpo, si është e vërteta? Në një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale Sara është pyetur nëse ajo dhe PM vazhdojnë të jenë bashkë.

“Mesa di unë PO, nuk e di çfarë informacioni keni ju”, është përgjigjur blogerja.