Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Korrik 2022, 18:06

'Bosh fare', mos vallë Donaldi thumboi keq Beatrix Ramosajn?

Një deklaratë e bërë nga Donaldi në “Më lër të flas” po bën xhiron e rrjetit sepse është parë nga të gjithë si një kunjë për Beatrix Ramosajn.

I ftuar në “Më lër të flas” ishte Ledri Vula, i cili tregoi se te Sara i ka pëlqyer fillimisht paraqitja, ndërsa më pas zemra e saj. “Po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet”, shtoi ai, ndërkohë që Donaldi nuk e kurseu një koment.

“Sa problem është kur ajo është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke të drejtë”, tha aktori. Kjo është parë si kunjë e hapur për Beatrixën.