Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 18:06

Elgit Doda feston ditëlindjen, Klea Huta i bënë një urim të ndjerë

Ata që pas pranimit të lidhjes së tyre që bëri bujë në mediat online janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për çiftin simpatik Klea Huta dhe Elgit Doda të cilët jetën e tyre private preferojnë të mos e ekspozojnë shumë dhe rrallë herë postojnë ndonjë foto së bashku.

Por në një ditë të veçantë si kjo ku Elgiti feston ditëlindjen, ka qenë Klea ajo që ka bërë një postim shumë të ndjerë.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqen së bashku dhe e ka shoqëruar me urimin “ Faleminderit që ekziston”. Dhe sigurisht pas këtij dedikimi të bukur nuk mund të mungonte edhe komenti i këngëtarit i cili ka komentuar një emoji princeshe dhe një zemër.