Çdo postim i Bora Zemanit në rrjete sociale ndiqet me vëmendje për të kapur çdo detaj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me videon e saj të fundit.

Moderatorja postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, të një dialogu mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.

“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”, thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.

Menjëherë fansat e kanë lidhur videon me Donaldin. "Kjo nuk është thjesht një video për të qeshur, por ajo vërtet po i drejtohet dikujt", shkruan një ndjekëse.

Ndërsa të tjera kanë etiketuar edhe Donaldin duke i drejtuar pyetjen që dëgjohet gjatë videos së Borës.
@borazemani Kur je me nerva dhe vete pyet e vete pergjigjesh ????
? original sound - shqipet_al01
