Sot besimtarët Myslimanë festojnë Kurban Bajramin, e cila njihet edhe si festa e sakrificës. Qytetarët në të gjithë qytetet e vendit falën Namazin në orën 06:05. Në Tiranë falja u bë në sheshin Skënderbej, ku qytetarët ishin të shumtë në numër.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bajram Spahiu, gjatë fjalës së tij përmendi disa çështje aktuale për shoqërinë shqiptare, një ndër të cilat është edhe varfëria.
Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.
