Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 17:05

Ija e Besit bëhet e famshme në Turqi, ja çfarë ka ndodhur

Kemi parë që lidhja e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gjyshes së tij Ijes është tepër e veçantë. Ajo madje është kthyer në një personazh të famshëm në Shqipëri, pasi nipi i saj aktori i famshëm ka dëshirë që gjithmonë të nxjerri foto me Ijen, ose edhe video të ndryshme komike ku ajo është pjesë. Madje e fundit ka qenë kur ai e ka pyetur edhe se çfarë makine duhet të blejë.

Por fakti që Ija është bërë e famshme në vendin tonë dihej, por që fama e saj të ketë arritur deri në Turqi nuk pritej.

Së fundmi ka qenë vetë Besi ai që ka shpërndarë një foto në Insagram ku ka treguar se gjyshja e tij ka dal në një faqe  të famshme në Turqi.

“Ija, në faqet e instagrameve Turke. Na e kaloj është bo ndërkombëtare.” ka shkruar Besi pranë fotos ku shfaqet gjyshja e tij me një makinë luksoze.

Ky postim ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit e tij, të cilët e pohojnë se tashmë Ija është kthyer në një vip të vërtetë.