Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 23:11

'Do legalizohet kanabisi?', Erion Braçe i përgjigjet Romeo Veshajt

Deputeti Erion Braçe është i ftuar sonte në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Gjatë intervistës Braçe u pyet nga Romeo nëse do të legalizohet kanabisi, por i gjithë debati u kthye me nota humori dhe të qeshurash.

Romeo: Do të legalizohet bari?

Braçe: Jonxha po.

Romeo: Bari bari tamam. Nuk do të doje ta rrisje ti në Divjakë për shembull?

Braçe: Ti si votove, të legalizohet bari për qëllime mjekësore apo jo?

Romeo: Unë se kam parë pyetjen.

Donaldi: Unë kam qenë brenda. Ka dalë në pyetësor? Unë kam qenë në burg (Big Brother).

Braçe: Ka nja katër pesë muaj. Po që donte të më fuste edhe mua atje, po këto punë kush do t’i bënte?

Donaldi: Unë e kam thënë atje, të ishte Erion Braçe do të ishim kënaqur.