Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 22:10

Nënë e 4 fëmijëve, 41-vjeçarja: Jam edhe punonjëse seksi, edhe mama e mirë

Sinead Connell është nënë e 4 fëmijëve dhe punonjëse në platformën OnlyFans. 41-vjeçarja nga Dublini i Irlandës thotë se mund të jetë edhe nënë e mirë pavarësisht se është një punonjëse seksi online.

Sinead është bërë e famshme pasi ka patur një sukses të madh në platformën online.

“Çdo njeri që bën po rno është ose një nënë, një motër, vëlla, apo vajzë. Të gjithë kemi jetët tona pavarësisht çfarë pune bëjmë. Nuk është nga ato lloj punësh për të cilat bien dakord të gjithë, por gjithmonë do të ketë prostituta dhe punonjëse seksi online. Unë mund të jem dhe një mama e mirë", tha ajo.