Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 21:09

Salsano zgjodhi Xhemin, Eneda Tarifa ka dy fjalë për aktorin dhe rikthimin në Portokalli

I ftuar pak ditë më parë në "E diell", Salsano u vendos përballë një zgjedhje të vështirë. Aktori duhet të zgjidhte mes Enedës, Xhemit dhe Fjoralbës, tre kolegeve të tij me të cilat ka prezantuar "Portokallinë. Salsano zgjodhi Xhemin duke qenë se prej vitesh e ka mikeshë të ngushtë, por çfarë mendon Eneda për këtë?

E ftuar në "Abc e Pasdites", ajo rrëfeu dhe mendimet për disa nga personazhet e ekanrit dhe për Salsano Rrapin shprehu se është një “koleg i mirë”, për Xhemi Shehun tha “e papame”, ndërkohë që për Fjoralba Ponarin shprehu se është “talent i jashtëzakonshëm se nuk e kisha parë në aktrim”.

Rikthimin në televizion Eneda tha se nuk e sheh fare sepse do të fokusohet tek muzika. 

“As më shkon mendja fare. Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në prezantim. Dua këto vite t’i kushtohem muzikë, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën time që ndoshta janë edhe trashëgimia e saj më e madhe.”

Ndërkohë këngëtarja zbuloi se do të rikthehet në muzikë me shumë produksione të reja dhe madje me një koncert recital.

“Këtë vit patjetër, nuk e shtyjë më të bëj një koncert recital. Kënga që do të vijë është një remake, ripunim i një kënge të vjetër arbëreshe, e pres të dali me ditë.”