Teksa ndodhet në qendrën e vëmendjes me lajmet mbi ndarjen nga Blero, Afronës i ka ndodhur sërish një e papritur. Modelja ka rënë pre e një sulmi kibernetik për të dytën herë rradhazi.

Afronës i kanë hakuar Instagramin dhe tashmë profili i saj mban vetëm një foto të zezë teksa postimet janë fshirë.

Teksa modelja përpiqet të rikthejë Instagramin, kujtojmë që ajo ende nuk ka folur për ndarjen megjithatë ka qenë thuajse çdo ditë e komentuar.

Blero nga ana tjetër në çdo intervistë ka preferuar të përgjigjet me: "No koment".

