Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 18:06

Era e fortë shkul shezlongët e çadrat në Ksamil

Vendi është përfshirë sot nga një stuhi e fortë ere me rrebeshe shiu. Stuhia, e cila ka kapur ne befasi pushuesit në plazhin e Ksamilit, ka shkaktuar panik mes tyre, pasi era e fortë ka ngritur në ajër çadra e shezlongë.

Ashtu siç shihet edhe në pamje, pushuesit kanë nxituar të largohen me shpejtësi, për të shpëtuar pa u lënduar.

Ndiqni videon nga abcnews