Ditën e sotme vendi u përfshi nga rrebeshe shiu, duke lënë pas të nxehtin afrikan që po përjetonim prej ditësh. Moti pritet të jetë i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë në det.
Megjithatë, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë sepse të shtunën dhe të dielën meteorologët parashikojnë kthim të kthjellimeve dhe ditë të përshtatshme për plazh.
