Almeda Abazi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka publikuar disa mesazhe shumë të pakëndshme që ka marrë nga një ndjekëse.

Shihet se ndjekësja në fjalë i ka shkruar vazhdimisht, duke komentuar atë dhe fëmijët e saj. "Të hëngshin macet Alina", i ka shkruar ajo në një video ku vajza e Almedës shihet duke luajtur me mace.

"Sa e shëmtuar", i ka shkruar në një foto të saj dhe "Fëmijë i poshtër" në një foto të djalit. Këto mesazhe e kanë habitur Almedën, por megjithatë i ka marrë me sportivitet. "Hahahahahahah po pse?", i është përgjigjur modelja.





