Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 12:12

Po mbante fjalim, qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare pas një atentati në Nara. Ai u qëllua teksa po mbante një fjalim, duke tronditur popullin dhe jo vetëm.

Pas të shtënave Abe u dërgua me helikopter në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli. Sipas policisë, ai ishte qëlluar dy herë, në gjoks dhe në qafë.

Sulmuesi dyshohet të jetë një burrë rreth të dyzetave, Tetsuya Yamagami, i cili u kap në vendngjarje dhe është arrestuar. 

Abe shërbeu dy mandate të veçanta si lider japonez, i pari 2006-2007, ndërsa i dyti 2012-2020. Ai e dha vetë dorëheqjen për arsye shëndetësore, por megjithatë shfaqej rregullisht në media për të diskutuar aktualitetin. Abe mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. 

Burimi: NHK (Japan Broadcasting Corporation)