Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 09:09

Zbulohet konkurrenti i parë i 'Dancing With the Stars'

Në Tetor pritet të fillojë "Dancing With the Stars" dhe në rrjet është përfolur se drejtimi i spektaklit do t'i besohet Bora Zemanit. Kryetar jurie do të jetë Ilir Shaqiri, ndërsa stafi ka nisur përzgjedhjen e konkurrentëve VIP.

Së fundmi, burime për "Kryefjala.com" kanë zbuluar konkurrentin e parë. Bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami, i cili ka treguar që ka talente të shumta.

Kujtojmë se është aluduar që një tjetër konkurrent do të jetë Donald Veshaj, mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar ende.