Nga Shqipëria / E Premte 8 Korrik 2022, 09:09

E akuzojnë për operacione plastike, Kim zbulon më në fund çfarë ndërhyrjeje ka bërë në fytyrë

Kim Kardashian është akuzuar shpesh për operacione plastike, mirëpo gjatë një interviste për revistën "Allure", ylli i "Keeping up with the Kardashians" ka treguar se e vetmja gjë shtesë që ka ajo është botox në zonën midis vetullave.

Kim është shprehur se nuk i ka prekur kurrë buzët, mollëzat apo qerpikët e saj.

“Jo. Nuk kam pasur asnjëherë zgjatime të qerpikëve. Nuk kam bërë kurrë asgjë. Nuk i kam mbushur kurrë faqet. Nuk i kam mbushur kurrë buzët. Më intereson vërtet të dukem mirë. Me siguri më intereson më shumë se 90 për qind e njerëzve në këtë planet. Nuk është e lehtë kur je nënë dhe je e rraskapitur në fund të ditës ose je në shkollë, dhe unë jam të gjitha më sipër", ka treguar ajo.