Nga Shqipëria / E Enjte 7 Korrik 2022, 23:11

'Askush nuk më beson', Brad Pitt zbulon sëmundjen nga e cila vuan

Nëse një mik i tij, e takon Brad Pitt, shanset janë që të mos e njohë për herë të dytë. Kjo si pasojë e “verbërisë së fytyrës”, sëmundje nga e cila aktori vuan.  Sëmundja njihet me emrin prosopagnosia, e cila bën që i prekuri të luftojë për të kujtuar fytyrat e njerëzve. 

“Askush nuk më beson! Dua të kujtoj njerëzit që takoj dhe kam frikë se u jap njerëzve idenë sikur jam i përmbajtur”, tha Brad Pit.

Pitt foli për vuajtjen nga kjo gjendje edhe në vitin 2013, duke thënë se kjo është arsyeja pse ai qëndron kaq shumë në shtëpi.