Nga Shqipëria / E Enjte 7 Korrik 2022, 18:06

'Na mungon miku im', Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevios

Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e Cllevios. Opinionisti ka ndarë në Instagram një pjesë nga një bisedë e tyre “live”, ku kanë qeshur pafund.

“Cllevio na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman. Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos.

Cllevio ndodhet në burg pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa, më herët ai u përfshi në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizyn.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)