Nga Shqipëria / E Enjte 7 Korrik 2022, 15:03

'Jam shumë i trishtuar', Boris Johnson jep dorëheqjen si kryeministër

Boris Johnson ka dhënë sot dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe. Ai e mori vendimin pasi 50 ministra e braktisën. Shumica e atyre që dhanë dorëheqjen kërkuan që kryeministri të largohej.

Johnson ka mbajtur sot një fjalim nga Downing Street, ku ka treguar se do të shërbejë si kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri. Ai ka falenderuar popullin britanik për mbështetjen dhe votat e tyre, duke shtuar se është aspak i lumtur për këtë vendim.

“Unë dua t’ju them miliona njerëzve faleminderit për besimin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin. Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri. Dhe më lejoni t’i them tani, popullit të Ukrainës, se e di që ne në MB do të vazhdojmë të mbështesim luftën tuaj për liri për aq kohë sa të duhet.

Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dhe atij lideri të ri, i them kudo që të jetë, them se do t’ju jap sa më shumë mbështetje. Dhe për ju, publiku britanik — e di se do të ketë shumë njerëz që do të jenë të lehtësuar dhe ndoshta shumë do të zhgënjehen. Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë. Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë.

Të jesh kryeministër është një edukim më vete. Unë kam udhëtuar në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përveç bukurisë së botës sonë natyrore, gjej kaq shumë njerëz të zotëruar nga një origjinalitet kaq i pakufi britanik dhe kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja, saqë e di se edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë", tha Johnson.

Burimi: Top Channel