Eleni Foureira është një nga këngëtaret më të suksesshme në Greqi dhe padyshim atje ajo ka krijuar një profil të sajnë. Para disa kohësh ajo pranoi para të gjithëve se ishte me origjinë shqiptare dhe se familja e saj ishe vendosur në Greqi në vitet ’97-’98.

Ajo ka qenë e ftuar ditën e djeshme në një emision në kanalin grek Ant1, ku dhe ka treguar diçka më shumë për vendimin që mori për të treguar se është shqiptare, fakt që e kishte mohuar prej kohësh.
“Në atë moment të jetës ndihesha gati për ta bërë. E kisha kuptuar që ishte e gabuar që nuk e kisha treguar. Isha gabim që në momentin kur të gjithë më donin dhe më kishin pranuar si artiste”, thotë këngëtarja.

Ajo më pas ka treguar se vendimi për ta mbajtur të fshehur faktin se është shqiptare ishte për shkak se nëse do e kishte treguar që në fillim ajo nuk do njihesh për talentin e saj si artiste por do paragjykohesh.
“Kur deklarova në fillim se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë. Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua. U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, tregon Eleni Foureira. Por, tani ajo shprehet se është e bindur që pas gjithë këtyre viteve, grekët nuk janë më racistë.



