Gazetari dhe një nga analistët më të njohur të vendit, Kastriot Myftaraj ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare. Ai është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Prej kohësh Kastriot Myftaraj drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

