Nga Shqipëria / E Enjte 7 Korrik 2022, 12:12

U kapën mat, mos vallë Majk sapo konfirmoi lidhjen me Melisën?

Pak ditë më parë Majk u kap mat me një ndër ish-konkurrentet e "Përputhen". Ai u fotografua me Melisa Lleshin në Tiranë.

Nisur nga kjo në rrjet lindën aludimet se mes dyshes mund të ketë nisur një romancë. Vetëm së fundmi, Majk ka reaguar duke i shtuar akoma më shumë këto aludime.

Reperi ka mbështetur publikisht Melisën, teksa ka publikuar në Instastory këngën e saj të re. Mos është ky një konfirmim?