Rreth një viti më parë Jonida Shehu humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, të ëmën. Moderatorja ishte së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra” ku tregoi si e ka përjetuar ndarjen e saj nga jeta.

Ajo tha se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, pasi të atin e ka humbur kur ishte 23-24 vjeçe. Jonida tregoi se muajin e parë vazhdonte t’i shkruante mesazhe të ëmës, ndonëse e dinte që ajo nuk do t’i kthente ato.

“Unë kam qenë shumë e lidhur me mamin sepse im atë e ka humbur jetën më herët. Unë kam qenë 23-24 vjeç, kështu që gjithë kohën e moshës që duhet të rritesha kam jetuar me mamanë time derisa jam shkëputur që kam nisur bashkëjetesën. Deri në ditën e fundit pavarësisht se ajo kishte zgjedhur të jetonte vetëm dhe jo me ne, pothuajse kemi qenë në mënyrë konstate bashkë me njëra- tjetrën. Ajo shkonte- vinte, nëse kisha një orë të lirë ajo vinte tek unë, para se të flinim bëheshin telefonatat përkatëse. Nuk e lidh mungesën me periudha për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja ka qenë shumë e madhe sidomos muajin e parë. Kur kthehesha nga puna, ishte rituali që hyja në makinë dhe bëja telefonatën e parë dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Më pas fillova t’i shkruaja në whatsapp duke e ditur që nuk do të më kthejë përgjigje po e kalova atë cikël dhe jam vetëm tek mendimet tani”, u shpreh Jonida, teksa rrëfimi i saj i përloti moderatoret e “Goca dhe Gra”.




