Nga Shqipëria / E Enjte 7 Korrik 2022, 10:10

Provimet e Maturës/ Kushi njofton ndryshimin: Nga viti i ardhshëm do të…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar sot një mbledhje me mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, gjatë së cilës është diskutuar rreth maturës shtetërore.

Kushi ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të shfuqizohet neni që ndalon rishikimin e notës. Maturantët që do të kenë ankesa për notën në provimet e Maturës do kenë mundësi që t’u rikontrollohet teza dhe t’u rishikohet nota.