Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 15:03

Pas ndarje nga Bora Zemani, Vin Veli shfaqet në krahët e biondes sexy

Ndarja e prezantueses Bora Zemani dhe Dj-të të famshëm Vin Veli u bë një nga lajmet kryesore të portaleve  gjatë këtyre javëve. Ata si fillim e mohuan ndarjen duke u shprehur se asgjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se marrëdhënia e tyre vazhdon normalisht. Ndërkohë që para disa ditësh ka qenë vetë Vin Veli ai që ka pranuar më në fund se në fakt marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Ai në emisionin ‘Rudina’ ka deklaruar se ata nuk janë më bashkë.

“Unë për sa e njoh veten time, dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera, e të tjera nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë”. Më tej ai ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy. “Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu”,ka treguar ai.

Dhe mesa duket ndarja e tyre qenka përfundimtare pasi sipas ‘Panorama Plus’ Dj i njohur është parë nën shoqërinë e një vajze të panjohur për publikun. Ai shfaqësh në moment intime me vajzën në fjalë para të gjithëve duke mos e vrarë mendjen se ishte i rrethuar me njerëz.

Sipas njerëzve pranë tij flitet për një  romancë të re dhe të bukur, për të cilën ai do të flasë në momentin e duhur. Ndërsa moderatorja Bora vazhdon normalisht jetën e saj me angazhimet e shumta në televizion. Burimi: Panorma Plus