Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Remas, Divjakë. Shtetasi Andrea Stasa ka mbytur të atin e tij 85-vjeçar, Mitër Stasa. Burime për “Abc News” bëjnë me dije se autori ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj të atit, derisa i ka marrë këtij të fundit jetën.
Policia bën me dije se për motive të dobëta ai dyshohet se e ka mbytur të moshuarin.
Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.
