Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Korrik 2022, 14:02

Merret vendimi/ Kushi: Rritet paga për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar rritjen e rrogës për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit psiko-socialë, oficerët e sigurisë, edukatoret e kopshteve, punonjësit e konvikteve dhe të qendrave kulturore të fëmijëve. Pagat do të rriten me 6%.

“Për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar me miratimin e buxhetit për këtë vit. Do të rriten 6% pagaet e punonjësve të sistemit të arsimor parauniversitar. 36 mijë punonjës që do përfitojnë nga data 1 korrik. Po rritet edhe paga e punëtorëve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë. Dua të theksoj që do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuësve. Me 10% shtesa e orës suplementare për mësuesit”, ka njoftuar Kushi.