Foriana Garo padyshim mund të konsiderohet si personazhi më i përfolur i këtij viti, pasi që kur ajo braktisi emisionin e saj ‘Jo vetëm modë’ ka dhënë vetëm lajme të reja për publikun shqiptar. Si fillim moderatorja u largua nga Shqipëria për të vazhduar jetën në Zvicër me të dashurin e saj, dhe më pas zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Por lajmet e reja nga Floriana duket se s’kanë fund, pasi në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj avokati Enis Daci janë martuar tashmë dhe se shumë shpejt ata do të realizojnë edhe një ceremoni.

“Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur.”-është shprehur Floriana.

Më pas kur është pyetur se nëse dasma do të mbahet në një destinacion romantik ajo është shprehur se: “Ne shkojmë gjithmonë në vende romantike kur jemi bashkë, dasma besoj do të jetë për ta ndarë gëzimin tonë me prindërit, miqtë dhe dashamirësit tanë.”

Florian ka treguar edhe për dëshirën e madhe që ajo dhe Enisi kanë për të krijuar një familje të madhe në Gjenevë, ku dhe jetojnë aktualisht.



