Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Korrik 2022, 09:09

Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmë, reagon Beniada

Ish-banorja e Big Brother VIP, modelja Beniada Nishani ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Abc e Pasdites", ku mes të tjerash tregoi se Ilir Shaqiri nuk e kishte ftuar në dasmën e tij. Mirëpo, a u mërzit Beniada nga ky veprim i balerinit?

Jo! Modelja u shpreh se Iliri duhet të ketë pasur arsyet e veta dhe se fundja secili e di vetë se kë do pranë e kë jo. 

“Jo. Nuk na mërziti. Po s’na ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen në gjërat e vogla. Secili nga ne e di vetë se çfarë do të ketë afër”, tha Beniada.