Një artikull dedikuar kryeqytetit të vendit tonë nga prestigjiozja ‘The Economist’ ka habitur shqiptarët me fjalë e mira që përshkruhet transformimi i Tiranës.

E përjavshmja britanike e ka nisur artikullin e saj me titullin “Pse Tirana dikur një nga qytetet më të zymta të Europës, tani ja vlen të vizitohet!” duke vënë më në pah ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti që nga ardhja e kryebashkiakut Erion Veliaj në krye të tij.

Gjatë leximit të artikullit të bie në sy edhe nofka e famshme ‘Lali Eri’ që të gjithë shqiptarët i kanë vendosur kryebashkiakut Veliaj dhe më pas artikulli fokusohet më shumë në figurën e tij, një 37 vjeçar që ka ndryshuar një kryeqytet të tërë. Aty përmenden edhe punët e shumta që ai ka bërë si dhe interesin e tij të madh për të ndryshuar jo vetëm qendrën e Tiranës por edhe periferinë.

“Asnjë kryeqytet i Europës nuk ka ndryshuar kaq shumë sa Tirana këto 25 vitet e fundit“ shkruan artikulli, duke prezantuar më pas figurën e Veliaj dhe rrugëtimin e tij në politik, dhe ardhjen deri në krye të bashkisë.

“Një çerek shekulli më parë, Tirana ngjante më shumë me një fshat se sa me një kryeqytet” shkruan The Economist, duke vazhduar më tej të tregoi se si Veliaj është në krye të çdo pune, duke filluar që nga rrugët e deri tek parku i lojërave.


