Arilena Ara pas konkurrimit vitin e kaluar në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Nëntori ‘, u bë një nga këngëtaret më të njohura në shumë vende të Evropës dhe kjo për shkak të suksesit që kënga pati.

Para disa ditësh ajo lajmëroi se do të ishte pjesë e një finaleje të madhe, dhe ashtu siç tha, ditën e djeshme ajo ka performuar në finale e madhe të një talent show.

Këngëtarja ka qenë e pranishme mbrëmjen e djeshme në ‘The voice of Rumania’ ku ka kënduar këngën e famshme ‘Nëntori'. Padyshim performanca e saj ka qenë e mrekullueshme, gjë që ka bërë që të gjithë të brohorisnin për të.

Edhe pse ‘Nënori’ ishte një hit i padiskutueshëm, Arilena ka lajmëruar që së shpejti do publikojë disa këngë për festat e fundvitit, që me siguri do jenë një sukses më vete.


