E ftuar para pak ditësh te "Rudina", Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie. Këngëtarja tregoi se ata janë njohur në kohën e duhur dhe në një moment ku ishin të gjitha kushtet për të rënë në dashuri, yje, hëna dhe deti.

Së fundmi moderatori Ermal Peçi, i cili është mik i ngushtë i këngëtares, ka zbuluar se ajo do të martohet së shpejti.

“I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen", është shprehur ai në Top Albania Radio.



