Ajo konsiderohet një nga femrat më të bukura të ekraneve shqiptar dhe përherë ka qenë e përfolur për lidhje të ndryshme, lidhje të cilat asnjëherë nuk janë pranuar nga vetë Ilda Bejleri.

Së fundmi është aluduar se moderatorja është në një lidhje me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Fjalët e para për këtë çift kanë qarkulluar që pas festës së ‘Opinion’ ku dyshja u fotografua së bashku dhe u tha se kishin darkuar bashkë dhe më pas ishin larguar me makinën e Balliut.

Gjatë asaj kohe Ilda mohojë që një gjë e tillë të ishte e vërtet duke u shprehur se ajo dhe Balliu ishin thjesht miq, por moderatorja tashmë nuk do mund ta mohojë dhe për shumë gjatë këtë lidhje.

Sipas’ Newsbomb ‘ lidhja midis gazetares dhe deputetit po bëhet shumë serioze, pasi ata jo vetëm që janë të lidhur por së shpejti mendojnë edhe të bashkëjetojnë.

Thuhet se Klevis Balliu dhe Ilda janë në kërkim të një shtëpie ku dhe do të nisin bashkëjetesën e tyre. Nisur nga lajmet e fundit, me shumë siguri çifti më i ri showbizzit së shpejti do pranojë lidhjen e tyre publikisht.




