Nga Shqipëria / E Diel 3 Korrik 2022, 22:10

Albano Bogdo: Kam qenë i varur nga alkooli dhe bixhozi, kush jeni ju që më gjykoni?

Ndjekësit e Albanos në Tiktok kanë shpërthyer në ofendime pasi aktori mori pjesë në një lojë, ku si sfidë qethi dhe kaçurrelat e tij. Pasi ndjekësit nuk e kanë pritur mirë veprimin e tij, Bogdo është përgjigjur me një tjetër video live.

Albano u është drejtuar atyre që e kanë kritikuar duke treguar se në jetën e tij ka pasur disa periudha të errta, ku është përballur me varësinë nga alkooli dhe bixhozi.

“Përshëndetje të dashur moralista, ju që më quani lypës tik-toku, drogaxhi... doni konfirmime? Ua them unë! Kam kaluar qindra net në ruletë, kam qenë i alkoolizuar, gjërat që kam bërë i kam bërë për të zezën time, nuk u kam bërë asgjë juve.

Ndryshimi mes meje dhe jush është se unë kam kërkuar ndihmë, mamit dhe vëllait, u kam thënë që jam i alkoolizuar, më kanë ndihmuar dhe e kam lënë, kam qenë i varur nga bixhozi, më kanë ndihmuar… ju e quani bixhoz dhe Texas (poker), por Texas është një lojë që e luajnë aktorët më të famshëm në botë, shikoni në google.

Mund të gjykoni, mund të mos e bëni, nuk më plas trapi fare, po ua them prapë, luanët nuk e vrasin mendjen për opinion e deleve dhe delet në këtë rast jeni ju, por kur më quani lypës Tik Toku më vjen për të qeshur. Nëse nuk ju pëlqej mos më ndiqni. Kush jeni ju që të më gjykoni mua? Unë jam Albano Bogdo, ti kush je.

Kam 12 vite që bëj njerëzit për të qeshur, pavarësisht se çfarë kam kaluar këto vite, depresion, shkatërrim nervash nga humbja e lekëve, shkatërrim trupi nga alkooli e shumë gjëra që s’ka pse ti dini. Kështu që para se të më gjykoni mua, ktheni gishtin nga vetja dhe pyesni veten cfarë do bënit ju po të ishit në vendin tim”, shprehet ai.

@albanobogdo2020

Vetem Atij Lart Në Qiell i jap llogari

? original sound - AlbanoBogdo2xl