Nga Shqipëria / E Diel 3 Korrik 2022, 17:05

Arben, emri më i zakonshëm i meshkujve në Shqipëri, ja kush emra janë në vend të dytë dhe të tretë

Emri më i zakonshëm i meshkujve në Shqipëri është Arben. Sipas raportit nga Albanian Stats, bazuar nga të dhëna nga viti 2008, për të gjithë moshat, ky emër është më i zakonshmi në Shqipëri, në plot 11 rrethe. Vendi i dytë ndahet midis Ndue, Bajram dhe Vasil, të tre emra të zakonshëm në 4 rrethe. Dhe në vend të tretë, Gjergj dhe Ilir janë emrat më të zakonshëm në 2 rrethe.

Raporti:

Arben: në 11 Rrethe

Ndue: në 4 Rrethe

Bajram: në 4 Rrethe

Vasil: në 4 Rrethe

Gjergj: në 2 Rrethe

Ilir: në 2 Rrethe

Jani, Spiro, Gëzim, Shkëlzen, Zef, Kujtim: në 1 Rreth