Nga Shqipëria / E Diel 3 Korrik 2022, 16:04

'Kam vuajtur shumë', Elhaida Dani rrëfen fëmijërinë: Nuk isha ajo vajza si të tjerat

Elhaida Dani ka bërë një rrëfim ndryshe në “A live night”. Elhaida tregoi se jetesa e saj në fëmijëri nuk ka qenë e qëndrueshme, pasi familja lëvizte shpesh për shkak të punës së babait të saj. Ajo tregoi se ka qenë fëmijë shumë i mbyllur, gjë të cilën e ka vuajtur shumë. 

“Jam rritur në familje ndryshe. Kemi ndërruar kushedi sa shtëpi, sa qytete dhe kjo më ka ndikuar në jetën time. Jam adaptuar me ndryshimin shumë shpejt, por më ka munguar stabiliteti. Puna e babait ishte e rëndësishme, do i dedikonim përkushtimin tonë.

Kam pasur familje patriarkale. Kisha dy vëllezër më të mëdhenj. Mami im këndonte kur ishte e re, po babai i saj ishte fanatik në atë kohë. I ka mbetur peng gjatë gjithë jetës. Me dy vëllezërit donte të gjente një copëz talenti po nuk e gjeti. Për mua tha, Elhaidën e kemi këngëtare.

Kam qenë fëmijë introvert.Vazhdoj të jem, por në fëmijëri e vuaja, më vinte inat që nuk isha jo goca që çdo njeri donte te lunate me të. Në lojërat e lagjes, unë isha e ftuara speciale që do këndonte, nuk isha vajza si të tjerat isha ndryshe. E vuaja në atë kohë, sot e shoh si pikë të fortë.

Nëse je introvert nuk është diçka e keqe, ti po bluan diçka. Nëse ke një drejtim një talent ku ta hedhësh këtë do bësh diçka të bukur. Të jesh introverte e shoh si diçka pozitive”, rrëfeu Elhaida.