Nga Shqipëria / E Diel 3 Korrik 2022, 14:02

Uau! Loredana nuk mori pjesë në ‘Alba Festival’ sepse paska kërkuar shifrën marramendëse

Një nga festivalet më të mëdha të muzikës shqiptare në Evropë është “Alba Festival”, i cili mbahet në Zvicër. Të ftuar janë Ledri Vula, Elvana Gjata, Elita 5, Dhurata Dora e të tjerë.

Loredana ka qenë gjithashtu e ftuar, por artistja nuk ka marrë pjesë. Kjo pasi ajo ka kërkuar të paguhet 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Loredana gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.