Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 12:12

Burri i blen Angeles makinë luksoze, Ermali ja thotë troç atë që mendojmë të gjithë

Pas martesës surprizë që askush nuk e priste, Angela Martini nuk ndalet së surprizuari fansat me postimet e saj. Menjëherë pas dasmës ka ardhur edhe dhurata e parë për Angelën  nga bashkëshorti i saj Dragos Savulescu, i cili pas makinës që i bleu disa muaj më parë për ditëlindjen, i ka blerë modeles përsëri një  makinë.

“Bashkëshorti im vazhdon të më surprizojë  çdo ditë. Të dua. Dhurata e martesës sime” ka shkruar Angela në përshkrimin e fotos ku kishte dal pranë makinës luksoze.

 

My husband keep surprising me every day! I love you!❤️ #myweddinggiftð??

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Por ne tashmë jemi mësuar nga dhuratat e bukura që Angela merr, dhe ajo që na ka tërhequr vëmendjen ishte një koment i moderatorit Ermal Mamaqi, i cili edhe këtë herë i ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij.

‘Aman mi na i lej i xhiro burrin” i ka komentuar Ermali, dhe  të themi të drejtën është ajo çka të gjithë do donim ti komentonim.