Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Korrik 2022, 22:10

Po del me dikë, Loredana flet si rrallëherë për jetën private: Kush është mashkulli misterioz

Loredana ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka folur si rrallëherë për jetën private. Reperja ka treguar se po del me dikë, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar.

“A po del në takime, nëse jo kur ishte takimi yt i fundit?”, i ka shkruar një ndjekës. “Tani”, është përgjigjur Loredana.

Më tej një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse është në një lidhje dhe këtu reperja i ka bërë lëmsh të gjithë. “PoJo”, është përgjigjur ajo. Mos ndoshta ajo dhe personi me të cilin po del janë ende në fazën e njohjes?

Loredana është pyetur dhe nëse vazhdon të ketë kontakte me Mozzikun dhe jo nuk ka!