Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Korrik 2022, 18:06

I menduam të dashur, por zbulohet lidhja e vërtetë mes Erosit me modelen spanjolle

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se Eros Grezda ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Oriola Marashi. Ai u fotografua me modelen spanjolle Nicole Bohorquez dhe kaq mjaftoi që të lindin aludimet.

Mirëpo, burime për “Prive” kanë zbuluar se futbollisti vazhdon të jetë beqar. Ai dhe Nicole raportohet të jenë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë.

Eros është komentuar shumë për jetën private që pas ndarjes nga Oriola.