Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Dhjetor 2017, 11:11

'Ku po shkon kështu?' Big Mama shokon Arian Çanin me veshjen

Një nga të ftuarat  në ‘Zonë e Lirë’ ditën e djeshme ishte dhe këngëtarja shumë e komentuar kohët  e fundit Big Mama, e cila ka shkuar për të promovuar klipin  e saj më të ri të titulluar ‘Zemra e Ndalume’.

Por që me hyrjen e saj në emision ajo i ka habitur të gjithë me veshjen, e madje edhe moderatorin e emisionit Arian Çanin i cili e ka pyetur këngëtaren se ku shkon e veshur kështu. Pasi të gjithë  prisnin që ajo të shfaqësh me një fustan të ngushtë dhe me dekolte të hapur, por në fakt Bigu zgjodhi të vinte e veshur me golf dhe xhaketë.

Përgjigja e  saj ndaj pyetjes ishte se nuk dëshironte të ekspozonte gjoksin e saj pasi nuk e kishte në gjendjen më të mirë.