Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Korrik 2022, 17:05

'Kam ndenjur 8 muaj pas saj', Olsi dhe Egli zbulojnë të pathënat e lidhjes së tyre

Olsi Bykyku dhe partnerja e tij Egli ishin së fundmi të ftuar në “Më lër të flas”, ku folën për historinë e tyre të dashurisë. Olsi tregoi se i janë dashur tetë muaj për të bindur Eglin që të ishin bashkë.

Egli: Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi.

Olsi: Bëmë tre muaj pushim dhe pastaj…

Egli: Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijojë dhe verën e fundit njëherë dhe…

Olsi: Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë (qesh)

Egli: E konsiderova të kishim diçka bashkë më pas

Olsi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt!